Serial Shqip & Serial Me Perkthim Shqip

Wednesday, December 14, 2011

Ciara koncert në Prishtinë


Këngëtarja me famë botërore Ciara do të vijë në Prishtinë. Më 28 dhjetor, kosovarët do të mund ta dëgjojnë dhe shikojnë përformancën e saj.
Pas shumë këngëtarëve, kryesisht të zhanrit hip-hop, Ciara është këngëtarja e parë me famë botërore që do të vijë në Prishtinë, shkruan "Express".

Vendi se ku do të mbahet koncerti i 28 dhjetorit ende nuk është caktuar, ndërsa bashkë me vendin e caktuar Telegrafi së shpejti do t’i sjellë edhe detajet tjera të koncertit.

Ciara është bërë e famshme me këngët e saj “Like a boy”, si dhe me bashkëpunime e saj me Justin Timberlake në “Love, Sex, and Magic” dhe Enrique Iglesias në “Takin back my love”.

No comments:

Post a Comment